Kthimi masiv i mërgimtarëve, deri në 6 orë pritje në Merdarë

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Menaxhimin Kufitar përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur së në dy pikë-kalimet kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Jarinje, për të dalë nga Kosova duhet pritur tepër gjatë.

Vetëm në Merdarë duhet pritur deri në gjashtë orë, derisa në Jarinje deri në 1 orë e 40 minuta, raporton Express.

Njoftimi i plotë:

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR

FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min) Dalje (min)

– Merdarë                   10-15          340-360 

– Jarinje                       15-20          80-100

– Mutivodë                  05               30

– Dheu i Bardhë           05               10

– Vërmicë                     10-15         05-10

– Muçibabë                 15                60-90

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

Të ngjashme