Kthimi nga Shqipëria i kosovarëve pas festave të fundvitit shkakton tollovi në Morinë

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria ishte destinacioni i mijëra shtetasve kosovarë për festat e fundvitit. Pas përfundimit të pushimeve ata po rikthehen në vendin e tyre.

Largimi është shoqëruar me fluks në doganën e Morinit.

Sipas të dhënave, siç raporton Oranews, rezulton se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë larguar 10 mijë persona dhe 5 mijë automjete.

Shtimi i personelit në këtë pikë kufitare ka bërë të mundur shmangien e radhëve.

Ndërkohë të shtunën qyteti i Kukësit u zgjua i mbuluar nga mjegulla, duke krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve.

Situata ka qenë e njëjtë edhe në Rrugën e Kombit ku ka pasur prezencë të mjegullës së dendur.

Në disa akse, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar edhe ngrica ndërsa meteorologët parashikojnë në vijim reshje dëbore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme