Ku u gjet varka për spektaklin e Thaçit në Ujman

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës nuk ka pasur barkë në Liqenin e Ujmanit per ta realizuar spektaklin e tij.

Policia e Kosovës e ka marrë një barkë në Liqenin e Vërmicës për ta dërguar në Ujman.

Insajderi ka siguruar fotografi të barkës e cila është dërguar në Ujman.

Barka është pronë e Policisë së Kosovës. Atë e ka ngarë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj derisa presidenti ka shfaqur përformancë të “kontrollit” të Veriut të vendit.

Fuqia e shtetit është dëshmuar me mungesën e një barke në liqenin më të madh dhe më të rëndësishëm të Kosovës.

Pas lundrimit me barkë, Thaçi ka mbajtur një konferencë për gazetarë, para të cilëve ka thënë se kishte emocione, teksa e vizitoi një vend të bukur dhe të pakrahasueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme