Kuburoviq pret rezultate në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit

Beograd | 04 Jan 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq tha se në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar i plotësoi të gjitha ato që iu kërkuan.

Të gjithë personat për të cilët u propozua u dëgjuan, dëshmitë e kërkuara u mblodhën dhe u përcollën në Prishtinë,” tha ajo për RTS.

Kuburoviq theksoi se Prokuroria po kryen një hetim në bashkëpunim me MUP-in serb, por pa bashkëpunim me autoritetet e Prishtinës.

“Unë besoj se do të kemi rezultate konkrete edhe pse Prishtina nuk pajtohet me një hetim të përbashkët dhe nëse ata do të përgjigjeshin pozitivisht në janar ndaj kërkesës sonë për të kryer së bashku hetimin, besoj se do të ketë rezultate më të mira dhe do të jemi më pranë të vërtetës se kush është kryesi i këtij krimi “përfundoi Kuburoviq.

Si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq në Kosovë gjatë nëntorit të vitit të kaluar u arrestuan: Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviq e Marko Rosiq, kurse është në kërkim Milan Radojiçiq, nënryetar i Listës Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme