Kuçi: AAK-ja na mbështeti në fillim por s’duan të dalin si organizatorë të protestës

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka folur për protestën e organizuar nga ky subjekt politik për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që preken nga shtrenjtimi i rrymës që të marrin pjesë në protestën e nesërme.

“Thirrja është që të vijë secili qytetarë që preket nga kjo faturë, secili që preket nga ky shtrenjtim i energjisë elektrike, ne presim që të marrin pjesë në protestë. Vetëm bizneset dhe KEDS-i dhe komunat e veriut janë ato që nuk preken nga shtrenjtimi i rrymës”, deklaroi Kuçi.

Ajo ka folur edhe për ftesën që i kanë bërë partive opozitare që t’u bashkohen në protestë.

Sipas saj, PSD-ja ka pasur një mbështetje nga AAK-ja lidhur me këtë kauzë.

“Është pak e çuditshme, pasi që kishim kontaktuar me partitë opozitare, apo ato parlamentare. Sot pamë një deklaratë të AAK-së që mbështetëse kauzën për të protestuar ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike por që thoshte se nuk janë pjesë e protestës. Ne kemi marr një konfirmim të tyre që do të jenë pro kësaj kauze dhe që do të marrin pjesë në forma të ndryshme. Me siguri duan të tregojnë që nuk janë pjesë e organizimit”, tha ajo në forntal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme