Kuçi e PSD-së: tri qeveri në pandemi që braktisën qytetarët

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka kritikuar ndërrimin e tri qeverive gjatë kohës së pandemisë, duke thënë që në vend të mbështetjes për qytetarët, ata braktisën ata.

“3 qeveri në 1 pandemi; 3 qeveri që braktisën qytetarët.Në vend të mbështetjes, braktisje. Në vend të solidaritetit me shumicën, ndihma për pakicën”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

3 qeveri në 1 pandemi; 3 qeveri që braktisën qytetarët.
Në vend të mbështetjes, braktisje. Në vend të solidaritetit me shumicën, ndihma për pakicën.
Edhe qeveritë e djathta nëpër botë kanë implementuar masa mbështetëse krahas masave të pandemisë. Tek ne, një qeveri e deklaruar e majtë, nuk e bënë asnjërën; as nuk siguron shëndetin e qytetarëve as nuk ndërmerrë hapa për të ndihmuar punëtorët e të papunët. Edhe më keq se kaq, tash po ju heq pensionistëve, qytetarët me më së shumti vdekje gjatë pandemisë, shtesat simbolike që iu dhanë; shtesa që sigurisht veç në barna iu kanë shpenzuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme