Kuçi në Këshillin e Ministrave të Komunitetit të Energjisë: Serbia po shkel traktatin duke bllokuar linjat transmetuese

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Komunitetit të Energjisë, që kësaj radhe u mbajt nën kryesimin e Malit të Zi.

Duke folur për rishikimin e Traktati të Komunitetit të Energjisë, ministri Blerim Kuçi ka folur rreth aktualitetit pas pavarësimit energjetik të Kosovës dhe bllokadës që po bëhet nga Serbia.

“Përderisa po flasim për integrim regjional të tregut të energjisë, vendit tim i janë bllokuar nga Serbia si pale nënshkruese e këtij traktatit, 60% të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare. Kjo në parim zhvlerëson edhe vetë traktatin”, ka thënë ministri Kuçi.

Ai këto veprime i ka parë si të patolerushme dhe që duhet të sanksionohen nga BE-ja, përndryshe ky zotim i përbashkët në Traktatin e Komunitetit të Energjisë e humb kuptimin

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme