Kuçi në Viti, premton zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm

Viti | 29 Sht 2020 | 15:28 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar komunën e Vitisë, ku është takuar me kryetarin Sokol Haliti, raporton Ekonomia Online.

Kuçi e Haliti biseduan për problemet që ballafaqohet kjo komunë, siç janë furnizimi me unë të pijshëm, trajtimi i ujërave të zeza dhe vazhdimi i punimeve të shtratit të lumit “Morava”.

Për të gjitha këto projekte, ministri Kuçi tha se do ta përkrah kryetarin Haliti.

“Ne sot biseduam për një projekt që e kemi në vijim e që është rregullimi i shtratit të lumit ‘Morava’, e që normalisht se do ta përkrahim”.

“Biseduam edhe për projektet që kanë të bëjnë me ujë të pijshëm, që kryetari e potencoi por që ka mbetur që së bashku me Hidromoravën dhe me partnerë tjerë ta gjejmë një zgjidhje që t’i fillojmë procedurat. Biseduam edhe për trajtimin e ujërave të zeza”, tha Kuçi.

E kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se kjo komunë ka pasur shumë nevojë për ujë të pijshëm.

“Së bashku me ministrin Kuçi u dakorduam për shumë tema të nivelit qendror dhe lokal, më konkretisht për temat që ne kemi nevojë më së shumti. Ne kemi nevojë për ujë të pijshëm dhe e falënderoj ministrin që personalisht ka shpreh dëshirën të na ndihmojë, ku shumë shpejtë do ta nënshkruajmë marrëveshjen për bashkëfinancim së bashku me partnerët sepse Vitia ka pasur shumë nevojë për ujë të pijshëm”, tha Haliti

“Biseduam edhe për trajtimin e ujërave të zeza, e dimë se do të jetë një projekt i madh por është sfidë për këtë qytet. Gjithashtu biseduam për rregullimin e digës në grykë të Moravës. Gjithashtu do të përkrahet edhe vazhdimi i punimeve të shtratit të lumit Morava”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme