Kuçi: Qeveria e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 14:53 | Nga

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së UNICEF-it në Prishtinë, Laila Omar-Gad.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi, Omar -Gad për punën dhe kontributin e saj në Kosovë, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me te dhe misionin e UNICEF-it në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi lartë punën e UNICEF-it në Kosovë, veçanërisht në hartimin e legjislacionit dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare, duke e siguruar Omar-Gad që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në krijimin e mekanizmave mbrojtës për të drejtat e fëmijëve dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar-Gad, njoftoi zëvendëskryeministrin Kuçi për punën e UNICEF-it në garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre, si dhe përfshirjen e standardeve ndërkombëtare në legjislacion e zbatueshëm në Kosovë dhe zbatimin në praktikë të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme