Kufizimi i qarkullimit të veturave cilësohet i ngutshëm, nuk dihet ndotësi kryesor i ajrit

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 13:58 | Nga Valbona Bytyqi

Vendimi për kufizimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet, si masë emergjente e reduktimit të ndotjes, po konsiderohet i ngutshëm, ngase nuk ka informacione nëse gazrat e liruara janë ndotësi kryesor, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, para komisionit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural tha ndonëse janë duke identifikuar pikat ndotëse ende është arritur të gjendet ndotësi kryesor.

Më pas ajo tregoi për masat që kanë ndërmarrë si ministri, duke shtuar ka ende hapësirë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve për zgjidhjen e problemit të ndotjes ajrit.

Ilir Morina nga Agjencia për Mbrojtje e Mjedisit (AMMK), tha se rajoni është më i ndotur se sa Prishtina dhe se gjendja nuk është alarmante ashtu siç tha ai po propagandohet na media.

“Ndotja është rezultat i situatës meteorologjikë, ndotja ngritet në tetor dhe sa më shumë që ftohet moti aq më e lartë është ndotja. Prishtina nuk është qytetit më i ndotur siç po propagandohet ka ndonjë moment mirëpo ju lus që të mos mashtroheni”.

“Është një fazë momentale meteorologjikë ne Ballkan dhe me gjerë dhe kjo do të kaloj. Gjendja është kaluese mirëpo është mirë që të marrim masa”.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka në komisionin prezantoi punët ka bërë për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Ai tha se edhe pse në fund të vitit 2017 kanë punuar me gjysme kapacitet prapë se prapë KEK ka punuar non-stop 24 orë në ditë e 7 do të në javë.

Gjuka tha se KEK është ndotës i ambientit për rreth 30 për qind mirëpo sipas tij KEK nuk është fajtor për ndotjen në Prishtinë.

Ndërsa Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, tha se ndalimi i veturave për të hyrë në Prishtinë nuk do të ketë efekt të madh në përmirësimin e situatës.

Ramadani më tutje shpjegoi dëmet nga ajri i ndotur duke thënë se më të prekurit janë fëmijë shtatzënat dhe personat me sëmundje kronike.

“Ne e përkrahim iniciativën për ndalej e veturave mirëpo ajo nuk do të ketë efekt në madh do të duhet që veturat e vjetra të ndalohen”.

Ramadani madje propozoi edhe përdorimin e maskave në Prishtinë gjatë kësaj kohe kur ndotja është në nivel më të lartë se zakonisht.

Pesimistë për vendimin e ministrisë lidhur me ndalimin e veturave ishin anëtarët e komisionit.

Ata thanë se është e vështirë të kontrollohen të gjitha veturat dhe se nuk është në rregull që të ndalohen vetëm veturat  që vijnë nga komuna.

Të ngjashme