Kujdes ku e parkoni veturën në Prishtinë, ky është paralajmërimi i fundit i Policisë

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Trafikut Rrugor në Prishtinë, ka bërë të ditur se që nga 10 qershori do të fillojë implementimin e  planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara.

Që nga 10 qershori i këtij viti, Drejtoria e Trafikut Rrugor të Prishtinës, do të fillojë implementimin e  planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, ky vendim ka për qëllim forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion, me synim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe  menaxhimin sa më profesional të trafikut në kryeqytet, ka ndërmarrë një sërë masash operative.

“Të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje. (formën zyrtare, të nxjerrë nga Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor, (neni 93 paragrafi 2 Nr: 05/L-088) do t’ia bashkëngjisim komunikatës)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, toleranca për kundërvajtësit do të jetë zero.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, në vazhdën e intensifikimit të punës, mbi forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion, me synim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe  menaxhimin sa më profesional të trafikut në kryeqytet, ka ndërmarrë një sërë masash operative.

Masa të shumta ndëshkuese (gjoba dhe konfiskime), janë ndërmarrë si në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, ashtu edhe ne përballimin e lëvizjes së këmbësorëve, në qytet ashtu edhe jashtë tij.

Mirëpo duke e  parë se ka një numër të konsiderueshëm të kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë shenjat e trafikut për ndalim parkimi, si dhe bazuar në ankesat e qytetarëve për bllokimin e trotuareve në qytet, njësitet policore të stacioneve të Prishtinë, që nga data 10/06/2019, do të fillojnë implementimin e  planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara.

Plani do të ketë shtrirje në të gjithë hapësirën rrugore të kryeqytetit dhe toleranca për kundërvajtësit do të jetë zero.

Të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje. (formën zyrtare, të nxjerrë nga Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor, (neni 93 paragrafi 2 Nr: 05/L-088) do t’ia bashkëngjisim komunikatës)

Duke ju rikujtuar se qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, paraprakisht apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor. 

Të ngjashme