Kujdesi amerikan dhe ai kosovar për dorëshkrimet orientale

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Në dimrin që shkoi kisha rastin të merresha me ca hulumtime në Bibliotekën e Universitetit të njohur amerikan Yale në New Haven, në shtetin Connecticut, në veri të New Yorkut.

Universiteti Yale është ndër dhjetë universitetet më të mira në botë, ndaj vetë vizita dhe puna në bibliotekën e pasur kanë domethënien e vet, shkruan sot Koha Ditore.

Universiteti Yale njihet si i dyti në botë (pas Harvardit) me bazën materiale që e kap shumën prej 29.94 miliardë dollarësh (më 2018), si dhe me bibliotekën e vet, e cila është e dyta me më shumë se 15 milionë libra. Ç’është e vërteta, ky universitet u themelua më 1701 si shkollë teologjike, kurse më 1716 u shndërrua në kolegj me këtë emër në shenjë mirënjohjeje ndaj afaristit E. Yale, i cili ia ofroi një donacion të majmë dhe bibliotekën e vet të pasur.

Sa për ilustrim, në bibliotekën e këtij universiteti për Shqipërinë ka më shumë se një mijë libra në gjuhë të ndryshme. Në mesin e tyre kemi edhe libra të rrallë, si libri i patriotit të njohur Kristo Dako, “Shqipëria çelësi kryesor i Lindjes së mesme”, i cili doli atje (Massachusetts) në gjuhën angleze më 1921.

Kuptohet, një bibliotekë aq e madhe nuk mund të jetë në një vend, ndaj brenda kampusit universitar kemi disa biblioteka në vende të ndryshme. Një prej atyre që vizitohet me të madhe është Biblioteka Beineche për dorëshkrime dhe libra të rrallë që ka rreth 800 mijë dokumente, dorëshkrime dhe libra të rrallë me vlera të veçanta. Bërthama e kësaj biblioteke u krijua qysh më 1714, kurse me zhvillimin e universitetit u nda në një objekt të veçantë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme