Kujdesi ndaj fëmijëve – pushimi i lehonisë t’i takojë edhe baballarëve

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 16:12 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e Suedisë në Prishtinë në bashkëpunim me disa organizata, kanë organizuar takime me biznese, me qëllim vetëdijesimin rreth rolit të baballarëve në kujdesin ndaj fëmijëve. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Baballarët Suedezë dhe Kosovarë”, të përkrahur nga ambasada e Suedisë në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Ambasadorja e Suedisë, Karin Henmarck, pas vizitës që i bëri kompanisë “Baruti”, tha se kjo kompani është shembull për qasjen ndaj barazisë gjinore, lehonisë dhe asaj prindërore.

  “Ata e kuptojnë se kujdesi për fëmijën nuk është vetëm detyre e një gruaje por detyre e të dy prindërve dhe për këtë arsye ata i japin pushim mjekësor për të dy prindërit dhe kjo është diçka që ne e përkrahim shumë dhe jemi duke punuar me partner, shok dhe politik për te provuar me aplikuar këtë metodë kur është fjala për pushimin mjekësor sa i përket lindjes”, tha ajo.

Ndërsa, Valeza Zogjani nga Instituti Demokraci për Zhvillim, tha se ky projekt ka për qëllim shtyrjen përpara të procesit ndryshimit të legjislacionit sa i përket ndryshimit të qasjes së pushimit të lehonisë dhe prindëror.

” Kemi bashkuar forcat me Ambasadën suedeze duke hapur ekspozitën “Baballarët Suedezë” dhe “Baballarët Kosovarë” është ekspozitë që e ka parë e gjithë bota pasi zakonisht kjo mbahet dhe ka për qëllim me nxit debatin dhe përfshirjen e prindit baba në rritjen e fëmijës. Ne këtë po e shfrytëzojmë si pjesë e avokimit tonë për të rritë pjesëmarrjen e baballarëve pushimin prindëror, përkujdesjen ndaj fëmijëve”, tha ajo.

Sipas saj kompania “Baruti” është një kompani shembull, pasi që ofrojnë kushte për baballarët.

“Sot kemi takua kompaninë ‘Baruti’ këtu në Prishtinë është kompani qe 2 vite më parë ka fituar çmim për barazinë gjinore nga instituti jonë meqenëse janë të vetmit që jetojnë leje të atësisë për baballarët këtu, japin benefite për një muaj, kështu që bashkë me ambasadoren takuam përfaqësuesit e kësaj kompanitë dhe biseduam edhe për sfidat dhe benefitet e tyre”, tha ajo.

Të ngjashme