Kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara nuk u kufizohet qarkullimi

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Organizata “HANDIKOS” ka njoftuar se personat përcejellës apo asistent në personave me nevoja të veçanta nuk e kanë të kufizuar lëvizjen.

Kjo është vendosur pas takimit të përfaqsusesve të HENDIKOS me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia.

Të bashkëngjitur keni një njoftim rreth lejës së qarkullimit për kujdëstarët/asistëntët e personavë më aftësi të kufizuara në Kosovë.

“Situata e fundit në vendin tonë, ashtu sikur gjithë qytetarët e Kosovës, ka shqetësuar edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët përveç vështirësive që përballen në përditshmëri, kanë hasur pengesa edhe në pranimin e shërbimeve të asistentëve të tyre shkaku i kufizimit të lëvizjes në rrugë publike.

Mirëpo kjo çështje është zgjidhur gjatë ditës së djeshme përmes ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, të cilin e falënderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

Të gjithë ata që kanë nevojë për lëvizje të kujdestarëve/asistentëve të tyre, përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve, do të mund të drejtohen me kërkesë për leje të veçantë tek Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës, përmes email adresës: [email protected]

HANDIKOS ju bën thirrje për kujdes të shtuar dhe uron tejkalim sa më të shpejt të kësaj pandemie COVID-19”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme