Kujtesa dhe Telcomm po e transmetojnë ilegalisht televizionin Klan Kosova

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Klan Kosova informon të gjithë shikuesit në Kosovë dhe gjithandej botës se ky kanal televiziv është duke u transmetuar në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar në platformat Kujtesa dhe Telcomm.

Asnjëra nga këto nuk ka marrëveshje dhe as të drejta për ta bërë një gjë të tillë.

Kujtesa dhe Telcomm janë informuar se janë duke e transmetuar në mënyrë të jashtëligjshme programin e Klan Kosova, por të dyja kanë vazhduar ta kenë në platformat e tyre kanalin tonë.

Njëra dhe tjetra do të ndiqen penalisht për këtë.

Televizioni u bënë thirrje autoriteteve përkatëse, përfshirë Komisionin e Pavarur për Medie, por edhe organeve të drejtësisë, të merren me këtë çështje dhe të garantojnë rregullshmëri dhe zbatim të ligjit në këtë fushë.

Nga e shtuna, Klan Kosova ua ka ndërprerë sinjalin edhe disa platformave dhe operatorëve tjerë që kanë transmetuar programet e televizionit pa asnjë marrëveshje dhe në mënyrë të paautorizuar, siç bënë Kujtesa dhe Telcomm.

Të vetmit operatorë që kanë të drejtë të transmetojnë kanalin Klan Kosova janë Artmotion dhe Ipko.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme