“Kujtimi i së kaluarës përtej etnive ndikon në uljen e tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve”

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 16:24 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forum ZFD Programi në Kosovë dhe Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës kanë mbajtur masterklasën publike “Politika e kujtesës dhe kujtesa politike: Përvojat, rrëfimet dhe transmetimi i së kaluarës”.

Korab Krasniqi, menaxher i projekteve në Forum ZFD, tha se kanë për qëllim shqyrtimin e kujtesës së viteve të 90-ta.

“Është projekt që ka për qëllim shqyrtimin e kujtesës së viteve të 90-ta. Kjo është masterklasa e 5-të”.

Politologu Bekim Baliqi deklaroi se nuk ka vullnet politik për t’u ballafaquar me të kaluarën.Sipas tij, një vullnet politik për të promovuar një kulturë të kujtimit që tejkalon përkatësinë etnike, do të ndikonte në uljen e tensioneve ndëretnike , raporton Ekonomia Online.

“Mungesa e vullnetit të elitave politike për të promovuar një kulture të kujtimit që tejkalon përkatësinë etnike, do të ndikonte në uljen e tensioneve ndëretnike dhe uljen e mosbesimit mes grupeve. Deri tash s’ka vullnet politik për ballafaqim me të kaluarën. Këtë kujtesë kolektive me artikulu përtej përkatësisë partiake, politike”.

Baliqi tha se jemi të bombarduar me lajme për traumat e luftës, por shumë pak ka hulumtime për ndikimet që ka lufta në qëndrimet politike dhe identitetin tonë. Sipas tij, kujtesa është mënyrë e përcaktimit të së tashmes dhe ndikimit të së ardhmes, raporton EO.

Baliqi tutje theksoi se përkujtimi i luftërave është luftë e vazhdueshme e grupeve kundërshtare të cilat konkurrojnë për njohje të versionit të tyre. Kështu, sipas tij, fillojnë përjetimet e grupeve të ndeshen mes vete dhe të kalojnë në rrafsh politik.

Ai vlerësoi se është e vështirë të gjendet një pajtim përderisa ka kundërthënie të mëdha për të kaluarën mbi atë që ka ndodhur.

“Rrëfimi serb për luftën është në kundërshtim me realitetin në Kosovë, ndikon në distancën e madhe etnike, sidomos te gjeneratat e reja. Shpesh ndodh që komunikimi me u bë me palën tjerër. Kjo ka të bëjë edhe me sfidat për drejtësinë trazicionale, sepse pengon një gjykim të drejtë e të paanshëm, pengon që kriminelët të gjykohen drejt e paanshëm, kjo rrezikon edhe paqen dhe sigurinë”.

Baliqi tha se e kaluara në Kosovë kujtohet përmes përmendorëve dhe emërtimeve me emra të heronjve.

“Rrëfimet të kombinuara me përmendoret bëhen simbole të pushtetit poliik. Përmendoret dhe rrëfimet rreth luftës në Kosovë jane përqendruar në heorizmin e luftëtarëve. Me anë të këtyre simboleve na përkujtojnë sakrificën që kanë bërë, atë pse ata duhet me pasë legjiimitet. Theksimi i heroizmit, emërtimet që bëhen, janë pjesë përbërëse e atributeve në krijimin e këtij legjitimiteti. Sheshet, shkollat janë emëruar në emër të heronjve”.

Baliqi deklaroi se në hapësirat publike ku jeton komuniteti serb kujtohen viktimat, si përpjekje për t’u viktimizuar. Aty, sipas tij, emrat e rrugëve kanë emërtime të heronjve mesjetarë të luftërave shumë më të hershme duke dhënë mesazh më politik.

Baliqi ndër të tjera theksoi se në Kosovë janë qëllimisht janë heshtur çështje si dhuna seksuale gjatë luftës. Sipas tij, shoqëria civile ka ngritur këtë çështje duke thyer tabutë, përmes ekspozitave e filmave të shkurtër.

Të ngjashme