Kujtohen 1133 fëmijë të vrarë dhe të zhdukur përmes ekspozitës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

 Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) ka hapur ekspozitën: “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, kushtuar fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë, shkruan EkonomiaOnline.

Në këtë ekspozitë janë kujtuar 1133 fëmijë, të vrarë dhe të  zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në  Kosovë Bekim Blakaj,  tha se prej një vit më parë është menduar të krijohet memorial për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

“Ka më shumë se 1 vit që në 20 vjetorin e luftës mendojmë të ndërtojmë një memorial për fëmijët që janë vrarë dhe zhdukur gjatë luftës”.

Blakaj tutje shtoi se kjo ekspozitë nuk do të mundë të realizohej pa përkrahjen e prindërve të këtyre fëmijëve, Komunës së Prishtinës,  dhe Ministrisë së Kulturës Rinis dhe Sportit.

“Kjo ekspozitë nuk do ishte realizuar pa përkrahjen e prindërve të këtyre fëmijve, Ministrisë së Kulturës Rinis dhe Sportit si dhe Komunës së Prishtinës”./EO/

Të ngjashme