Kujtohen dëshmorët në Llashticë, kërkohet drejtësi

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Në Llashticë, sot janë kujtuar 24 dëshmorët e rënë para 20 vitesh.

Në këtë tubim përkujtimor, pos banorëve të këtij fshati ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputeti Ahmet Isufi.

Haziri tha se Llashtica ka mbetur e lënë pas dore, pasi sipas tij akoma nuk është vënë drejtësi për viktimat e rëna.

Ndërsa Isufi tha se këto vrasje gjatë luftës së fundit kanë ndodhur pasi dëshironin që kosovarët të largohen nga tokat e tyre.

Banorët e Llashticës thanë se janë të zhgënjyer, pasi nuk janë gjetur akoma personat që i kanë përfunduar këto krime.

Këta dëshmorë u vranë në periudhën 13 deri më 30 prill të vitit 1999..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme