Kujtohen veteranët e Koshares dhe heroi Sali Çekaj, rëndësia e luftës në këtë vend është e madhe

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 12:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronazhin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së heroit Sali Çekaj, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha rëndësia e luftës që u bë në Koshare është e madhe dhe me një dimension të gjerë.

“Kurrë nuk është tepër me thënë se fillimi i luftës frontale ka qenë kthese e madhe kjo ishte porosi e qartë se nga do shkoj lufta rëndësia e thellimit të luftës të Epopesë së Koshares është e madhe historike ka dimension të madh dhe hyn ne moment me vendimtare të luftës për rini. Si një i ri i edukuar e intelektual ai filloi luftën me dije pikëpamjet e tij intelektuale dhe veprime direkt ne zonën në Dukagjinit, flitet ende për statutin e parë të një komune në vete kundër serbëve prej një juristi atdhetar është heroi ynë Sali Çekaj”, tha ai.

Haradinaj tha se heroi Sail Çekaj, ishte përballë armikut në adresë të atdheut dhe jo i politikës. Ai thotë se vendi ka marrë shumë mësime për t’i udhëzuar brezat tanë.

“Edhe në pushim të egër ai bëri të lidh njerëz për rrugën drejtë lirisë nuk ka qenë e lehtë me u kuptuar, në atë kohë të kanë keqkuptuar sepse mu mundu me bashku njerëz në ato rrethana ka qenë proces i vështirë. Në momentin që luftëtari ka dal ne vijën e frontit atëherë nuk ka qenë i adresave politike por i atdheut. Ju siguroj që kemi marr shumë mësime dhe i dimë te gjitha momentet e jetës sonë dhe si të i udhëzojmë brezat që vijnë pas nesh ta bëjmë rrugën me të lehtë shqiptar, një shembull i mirë që do mbahet mend është Sali Çekaj”, u shpreh Haradinaj, raporton EO.

Agron Isufi nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, tha se Çekaj dhe bashkëluftëtarët e tij, janë arsyeja që okupatori serb u largua me frikë. Sipas tij, as sot Serbia ende nuk mund ta pranojnë humbjen e thellë që u bë nga dëshmorët tanë.

“Jemi këtu në 20 vjetore me kujtuar Sali Çekajn që na ushtronte kur ishte nevoja na jepte shpresë e na qortonte kur ishim gabim, në këtë ditë kujtojmë edhe ata që bashkë me Saliun bënë armikun të largohen me frikë në palcë dhe tani të kujtojnë humbjen e thellë. Saliu është figura e madhe e kombit ndikimi i tij është e madhe, ai ishte politikan apo luftëtar, njeri i lapsit apo i pushkës u bënë edhe shumë pyetje tjera, mund të thuhet se Salihu na fton të jetojmë një jetë të devotshme dedikuar atdheut me jetuar një jetë të pastër dhe ballëhapur të i dalim armikut e zotit”, u shpreh Isufi.

Kastriot Hoxha, oficer nga Shqipëria, rrëfeu për përgjegjësitë që kishte Çekaj gjatë luftën në Kosovë. Ai thotë se u arrit të mundësohej kalimi kufiri Kosovë-Shqipëri, për çka pati operacione me shumë sfida.

 “Këta heronj dhe luftëtarë guxuan të organizoheshin e trajnoheshin dhe të vënin veprimet luftarake që as serbet nuk munden ta besonin. Ata arritën të siguronin mundësinë nëpërmjet kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri,  këto operacione i kryesonte komandant Sali dhe i realizoi me sukses që ky operacion pati vështirësitë e veta”, tha Hoxha.

Djali i heroit Sali Çekaj, Hyseni, ka falënderuar të pranishmit që ishin prezent në këtë akademi për të kujtuar babain e tij të rënë.

“Në emër të familjes Çekaj ju përshëndes gjithëve dhe ju falënderoj për prezencën në këtë akademi me rastin e 20-vjetorit, krenaria e familjes dhe shpresoj të jetë edhe e popullit dhe e Kosovës”, tha Cekaj.

Në fund, artisti Agrim Muçaj ka performuar para të pranishmeve për nder të heronjve të rënë.

Të ngjashme