Kujtohet profesori dhe kirurgu Safet Beqiri, ndihmoi mjekësinë kosovare edhe nga Gjermania

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 10:57 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor,  Klinika Universitare e Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale kanë organizuar mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së Prof.dr. Safet Beqiri, raporton Ekonomia Online.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana  Manxhuka-Kërliu, kujtoj veprën dhe jetën e Beqirit, derisa tha se nuk ka humbur vetëm familja, por gjithë Dekani i Mjekësisë dhe Kirurgjia Torakale.

“Lajmi për vdekjen e hershme ishte një lajm i hidhur për Dekanatin  e Mjekësisë. Ka marr pjesë në shumë simpoziume dhe ishte anëtarë i shumë organizatave. Kisha nderin të punoja me Safetin, i afërt i sinqertë dhe një humanist dhe profesionit i çmuar”.

“Na bëri krenar në Gjermani. Të gjithë koleget dhe studentët e tij e kujtojmë si një profesor me nivel të lartë akademik, dhe kirurg profesional torakal. Ngushëllime për familjen, nuk keni humbur vetëm ju, por gjithë ne”, u shpreh ajo.

Prorektorja e UP, Merita Koqina-Berisha theksoi se Universiteti i Prishtinës ka humbur kontribuuesin dhe doktorin e shkencave.

“Ishte doktor i shkencave për vite me radhë. Urtësia e tij gjendet e trashëguar në studentët e tij dhe mbresat qe ia la pacientëve. Ju humbët një baba, burrë, por ne humbëm një kontribuues eminent dhe një shembull. Do t’i mungosh Universitetit të Prishtinës”, tha ajo.

Drejtori i SHSKUK-ës, Basri Sejdiu, deklaroi se Beqiri kishte për qëllim ngritjen e institucioneve të Kosovës. Sejdiu e quajti ambasador të Kosovës në Gjermani.

“Puna dhe vepra e humanistit dhe profesionistit na bën krenar. Kishte për qëllim ngritjen e institucioneve, dijen e tij e kanë absorbuar te gjithë kolegët dhe studentët. Vazhdoj themelimin e kirurgjisë torakale në zhvillimin e mëtutjeshëm. Ai kontribuoj edhe nga jashtë dhe ishte ambasador i Kosovës në Gjermani”, u shpreh Sejdiu.

Në këtë mbledhje komoroatitive e kujtuan edhe shokët e Safet Beqirit nga Gjermania, Eckvard Mayer dhe Servet Bolukbash të thanë se nuk harroi asnjëherë vendlindjen e tij.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi potencoi se kontributi i profesor Safetit nuk do të harrohet, raporton EO.

“Shpreh pikëllimin dhe dhimbjen e madhe me humbjen e profesorit të nderuar. I cili dha shumë për kirurgjinë për koleget dhe pacientët e Kosovës. Ne u rritëm të gjithë me përkushtimin e tij, na mësoi se si të punojmë dhe më pas shkoi në Gjermani, por nuk na la vetëm”, tha ai.

Të ngjashme