Kujtohet regjisorja Burbuqe Berisha, vlerësohet për kontributin në art e komunitet në përgjithësi

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 12:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë është mbajtur mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së regjisore Burbuqe Berisha, raporton Ekonomia Online.

Aktorja Teuta Krasniqi ka folur për jetën dhe veprën e regjisores.

“Jemi mbledhur për ta kujtuar krijimtarinë e Burbuqe Berishës. Regjisorja Berisha u lind të Shkup. Si fëmijë do të përjetonte burgosjen e të atit, në moshë të re kishte humbur edhe nënën”.

“Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ajo ka qenë shpërblyese e disa filmave”.

Daolina Osmani, zëvendësministre e Kulturës tha se Buqja mbetet a pavdekshme me veprimtarinë e saj artistike.

“Buqja na la e iku nga ne në momentin që po shkonte në punë në ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Të gjithë që jemi këtu e njohim Buqen për pozitivitet”.

“Sot ka shumë njerëz të mirë por disa janë aq të njerëzishëm me aq vullnet për punën e tyre kështu ishte Buqja që mbetet e pavdekshme me veprimtarinë e saj artistike. Ajo do të përmendet përherë”.

Regjisorja Zana Hoxha tha se Berisha ka dhënë kontribut të madh për komunitetin në përgjithësi.

“Ditëve të fundit javëve të fundit në një konferencë ku ishim bashkë në ‘Femart’ i thashë po të mos ishte Buqja kurrë nuk ta kisha mendimin që një grua regjisore do të ishte në Fakultetin e Arteve”.

“Një person që ka bërë kampanja për kancer të gjirit ka dhënë shumë për komunitet. Do të jem person që do t’i realizojë në përpikëri të gjitha detyrat që të kujtohet me respektin më të madh nga të gjithë ne”.

Ilir Tafa nga Kolegji AAB, tha se Burbuqe Berishën e ka pasur bashkëpunëtoren më të ngushtë dhe se ajo ishte frymëzim për punë.

“Në dekadën e fundit Buqen e kam pasur bashkëpunëtoren time më të ngushë. Bashkërisht e kemi themeluar teatrin kamertal. Gjatë kohës sa kam punuar me të prej nga ajo force e madhe frymëzim për punë”.

Aktorja Arbesha Grabovci, duke kujtuar regjisoren tha se për të është më lehët të qash se sa të flasësh, raporton EO.

“E humbëm Buqen na iku shumë herët. Ka pasur shumë miq. Asgjë nuk kisha ne karriere pa fol pa Buqen. E re na iku veç krijimtarinë e bëri shumë të madhe me buzëqeshje”.

Motra e Buqes, Trëndelina Berisha e kujtoi atë duke thënë se sa ka qenë gjallë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për teatër, raporton EO.

“Gjithë krijimtarinë e keni shpalosur dhe kujtuar. Unë s’kom mujt me paramenduar se kaq shpejt do të na lë. Shpeshherë i kam thënë mos puno kaq shumë”.

“Mirë që sa jetoj jetoi siç deshi duke dhënë kontribut. Për familje ka qenë shumë e dashur. Jam e lumtur që e kam pasur motër”.

Burbuqe Berisha vdiq të mërkurën në hapësirat e Ministrisë së Kulturës.

Të ngjashme