Kullat e familjes Jashari në gjendje të rëndë

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Gjendja e kullave të familjes Jashari në Prekaz vazhdon të jetë e rëndë, raporton KTV.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve thonë se po presin miratimin e , projektligjit për këtë kompleks, në mënyrë që të mund të intervenojnë.

Por për të nisur këtë projekt, duhet fillimisht të miratohet projektligji për kompleksin “Adem Jashari”, të cilin Kuvendi i Kosovës të hënën nuk arriti ta miratojë.

Bislim Zogaj thotë se deputetët duhet t’i lënë anash inatet politike dhe ta shtyjnë përpara sa më shpejt këtë projektligj.

Në seancën e Kuvendit, që u mbajt të hënën në mungesë të deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk u arrit kuorumi për votim në lexim të dytë të këtij projektligji. Projektligji parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një komision ndër -institucional dhe të jetë ndërkombëtar. Këtë vit Qeveria kishte ndarë buxhet prej 1 milion eurosh për intervenuar në këtë kompleks.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme