Kultivoi kanabis në oborr të shtëpisë në Mitrovicë, i dyshuari gjendet në arrati

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë të një të dyshuarit janë gjetur dy bimë kanabis Sativa.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

I dyshuari për kultivimin e tyre gjendet në arrati, ndërsa rasti vazhdon akoma të hetohet.

Sipas raportit të policisë dy bimët më pas janë shkatërruar.

Të ngjashme