Kumnova e Rogova në protestë para Qeverisë, kërkojnë shkarkimin e Selmanajt

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Për të pestën ditë me radhë, Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, bashkë me Kryetaren e Organizatës ”Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, po protestojnë në mënyrë paqësore, për të shkarkuar zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Kjo lidhur me deklaratat e tij të dhëna së fundi, lidhur me çështjen e të pagjeturve, njofton Klan Kosova.

Duke kërkuar në heshtje shkarkimin e zëvendëskryeministrit, Rogova dhe Kumnova mbanin me vete pankarta ku shkruhej ”IK Driton Selmanaj”.

Kumnova, nga ”Thirrjet e Nënave” me këtë rast tha se, ky është mëkati më i madh që ka bërë Selmanaj, prandaj po kërkojnë dorëheqjen e tij.

Protesta u zhvillua pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme