Kundërshtohet “Mini Shengeni”, Lëvizja për Demokraci para ambasadës së Shqipërisë paraqet krimet e Millosheviqit

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 11:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, organizata Lëvizja për Demokraci, ka kundërshtuar nismën e Edi Ramës për krijimin e Mini Shengenit ballkanik, raporton Ekonomia Online.

Mexhid Ramica nga Lëvizjes për Demokraci tha se është e papranueshme bashkëpunimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Në bazë të këtij aktiviteti kemi shprehur pakënaqësi tona ndaj  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me Vuçiq me kriminelin serb i cili ka bërë masakra në Kosovë dhe ne ia kemi prezantuar të gjitha faktet lidhjet e tij me Millosheviqin dhe duke kundërshtuar nismën për Mini Shengen”.

“E ardhmja jonë duhet të jetë nga BE dhe ShBA. Për neve është e pakuptimtë të hyjmë në Mini Shengen ku është edhe Serbia. Ne po e kundërshtojmë edhe Mini Shengenin edhe takimin sepse Serbia nuk ka kërkuar falje ndaj gjenocidit që ka kryer në Kosovë. Na e kundërshtojmë edhe dialogun pa kërkuar falje Serbia”.

No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme