Kune-Vain, ndër zonat më të mira në Evropë për shumëllojshmërinë e shpendëve

Lezhë | 18 Pri 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pranë Lezhës shtrihet edhe kompleksi lagunor Kune-Vain, kjo zonë është e pasur me shumë traditë, histori dhe trashëgon vlera të papërsëritshme natyrore, raporton Ekonomia Online.

E nëse e vizitoni këtë hapësirë do të takoheni edhe me një  pyll tipik mesdhetar i cili ka një florë dhe një faunë të mrekullueshme.

Eksperti mjedisor Jak Gjini, tha se kjo zonë është e njohur si ndër zonat më të miora në Evropë për shumellojshërinë e shpendëve.

“Kune-Vaim është ndër zonat e para natyrore të shpallura në Shqipëri, pra që në vitin 1940 është është shpallë zona e parë natyrore dhe e dini që politikat më të mira të mbrojtjes të natyrës janë zonat natyrore dhe ky është qëllimi i kësaj zone, pra zonë e kategorisë së katërt. Kjo zonë është njohur prej shumë vitesh ndër zonat më të mira në Evropë për shumëllojshmërinë e shpendëve, pra 203 lloj shpendësh janë njohur nga specialistët për zonën, mbi të gjitha një perlë e natyrës shqiptare. Zonat natyrore janë transite midis detit dhe tokës dhe ofrojnë disa shërbime për komunitetin. Kjo zonë është njohur për peizazhin, dhe ka fituar vendin e parë për veçorinë e peizazhit për shumëllojshmërinë e biodiversitetit”, tha ai.

Të ngjashme