KUR “Prishtina” dezinfekton objektet administrative, fabrikat e ujit dhe stacionet e pompimit

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë të zbatohen masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, në përpikëri, bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton se po dezinfektohen objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e pompimit, etj.

“Aktualisht dezinfektimi po bëhet në objektin administrativ të ujësjellësit në Podujevë, stacionin e pompave në fshatin Peran dhe fabrikën e trajtimit të ujit në Albanik/ Batllavë”, bën të ditur KUR “Prishtina, nëpërmes një njoftimi për shtyp.

Të ngjashme