Kur pritet të bie borë në Kosovë, ja parashikimi i motit

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 08:39 | Nga

Nga nesër do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell, e në fundjavë me diell dhe vransira. Të dielen në mëngjes në vise të ulëta priten mundësi për mjegull.

Edhe në fillim të javës së ardhshme, parashihet të vazhdoj të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri +3C, e ato maksimale nga 5C deri në 11C.

Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga juglindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike deri nesër do të pësojë rënie të lehtë, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme