Kurhasani: Për çdo vit duhani vret 7 milionë njerëz

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilët rreth 900 000 janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit. 

Doktori  Xhevat Kurhasani, ka disa këshilla sa i përket mos pirjes së duhanit, i cili tha se tymi i duhanit përmban kimikate të dëmshme si për duhanpirësit ashtu edhe për jo duhanpirësit.

Sipas tij, pirja pasive e duhanit shkakton ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut të fëmijëve. Nëse në  një ambient ku ka fëmijë pihet duhani është shumë i rrezikshëm, sepse mushkëritë e tyre të njoma në vend që të marrin oskigjen marrin dioksid karboni me nikotinë.

Rreziku dhe pasojat e duhanit sipas Kurhasanit janë shtypja e gjakut, rreziku i sulmit në zemër, dëmton mushkëritë, rrit rrezikun për kancerin e mushkërive, ngadalson funksionimin e trurit.

Ndërsa Kurhasani ka edhe disa këshilla për joduhanpirësit, duke u sugjeruar të mos qëndrojnë në vendet ku pihet duhani, të ajroset dhoma ky dikush mund të ketë tymosur duhan, të largohen fëmijët ky tymoset duhani.

Ai ofroi disa këshilla se si duhet lënë duhanin, duke hequr dorë me dëshirën e vet secili që tymos, mendon anën negative të tij, të hiqen duhani nga qanta dhe xhepi dhe mënyra më e mirë për të mos menduar rreth pirjes së duhanit është ecja.

Thuaj jo duhanit

Pandemia dhe Ballkani: Si u ballafaquan shqiptarët me COVID-19

Resilience, Innovation and Sustainability UBT CONFERENCE 22

Gepostet von UBT – Higher Education Institution am Montag, 18. Mai 2020

Të ngjashme