Kurti: Dëshmorët e Prishtinës ranë heroikisht për çlirimin e vendit

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 10:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dëshmorët e kryeqytetit luftuan për lirin dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza e shqiptarëve dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia, raporton Ekonomia Online.

Ai këto i deklaroi gjatë homazheve që bëri me Presidenten Vjosa Osman dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Bëmë nderime tek varret e dëshmorëve të kryeqytetit, të cilët luftuan për liri dhe ranë heroikisht që të ngritet kauza jonë dhe më pas të vijë çlirimi, liria dhe pavarësia”.

“Andaj, ne kthehemi dhe rikthehemi në këto vende në mënyrë që t’i kujtojmë ata dhe t’ia përkujtojmë vetes çmimin e madh që kemi paguar me gjakun e popullit për lirinë dhe pavarësinë që e kemi sot”.

“Por, në të njëjtën kohë për të përkujtuar amanetet dhe idealet e tyre për progres, barazi, mirëqenie që nuk e përjashton asnjë njeri”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Të ngjashme