Kurti: Dua Lipa është mishërim i shpirtit fitimtar të popullit tonë

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Dua Lipa është mishërim i shpirtit fitimtar të popullit tonë.

Përmes një postimi në Instagram, Kurti bëri me dije se iu gëzua çmimit të cilin Lipa e pranoi dje nga Këshilli Atlantik, dhe I bëri thirrje Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Dua Lipa vazhdon të frymëzojë e mahnisë botën dhe të lartësojë emrin e Kosovës.

Çmimin për Lidership të Shquar nga Këshilli Atlantik ajo e pranoi në emër të të rinjëve të Kosovës, ndërsa i bëri thirrje Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Dua është mishërim i shpirtit fitimtar të popullit tonë. Ajo vazhdon të na bëj krenarë me punën e saj të pandalshme e talentin e saj të rrallë”, ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme