Kurti, Dugolli e Lajçi kujtojnë protestat e studentëve, bëjnë homazhe te varri i ish-rektorit Ejup Statovci

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot 21-vjetorin e protestave të studentëve.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në 21-vjetorin e protestave të studentëve bënë homazhe te varri i ish rektorit të UP-së, Ejup Statovcit, akademikut të rezistencës, juristit të qëndresës, drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar, në kohët e ashpra të apart’heidit, intelektualit që na priu në protestat e 1997-s.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

“Njëzet e një vite më vonë, u mblodhëm sërish, pa dallim partiak, për të kujtuar protestën studentore e paqësore të 1 Tetorit 1997. Bëmë homazhe te varri i ish rektorit të UP-së, Prof. Ejup Statovcit, akademikut të rezistencës, juristit të qëndresës, drejtuesit të universitetit të vetorganizuar shqiptar, në kohët e ashpra të apart’heidit, intelektualit që na priu në protestat e 1997-s.

‘Merrni frymë sikur ne!’ dhe ‘Universiteti-Kosova-Studentët sot, nesër vonë!’ ishin në mesin e 33 parullave tona që atëbotë e ringritën popullin dhe e ridefinuan politikën.

Me Bujarin, Prof.Gecën, Dritonin, Muhametin, Milotin, Mihanen, Jetonin, Ilirin, Xhelalin, Lulëzonin, Mentorin dhe Fatbanin evokuam me mall dhe shpresë kujtimet e shkëlqimit studentor nën okupimin e errët”, shkruan Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme