Kurti: Hilmi Haradinaj, luftës për çlirimin e Kosovës ia dha katër gjeneralë e dy dëshmorë

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 14:46 | Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjes Haradinaj, për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Hilmi Haradinajn, babain e dëshmorëve të kombit, Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Postimi i Kurtit:

“Me pikëllim mësuam për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi Haradinaj, babait të dëshmorëve të kombit, Luan e Shkëlzen Haradinaj.

Për breza me radhë, trevat shqiptare kanë formësuar dhe kalitur prindër të urtë e të fortë, të cilët qëllim parësor kishin rritjen dhe brumosjen e fëmijëve të tyre në frymën e lirisë dhe atdhedashurisë.

Janë brezat e odave, të fjalës e besës, të parmendës e pushkës, të cilët kishin të rrënjosur thellë dashurinë ndaj tokës e kombit dhe qëndresën në luftën për liri e bashkim.

I tillë ishte Hilmi Haradinaj, i cili luftës për çlirimin e Kosovës ia dha katër gjeneralë e dy dëshmorë.

Me rastin e lajmit për vdekjen e bacës Hilmi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e të afërmëve, gjithë trevës së Dukagjinit e më gjerë.

Qoftë i paharruar kujtimi për Bacën Hilmi!”, ka shkruar Kurti.

Me pikëllim mësuam për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi Haradinaj, babait të dëshmorëve të kombit, Luan e Shkëlzen…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 17. Juni 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme