Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Gjota

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Gjota, për ndarjen nga jeta të shkencëtarit e pedagogut, Dr. Rifat Gjota.

“Dr. Gjota mbetet shembull për punën e tij të pakursyer shkencore e edukative dhe përkushtimin e tij më se njëzet vjeçar për zbulimin e elektromotorit me veti të avancuara”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Kurti e ka veçuar angazhimin e Dr.Gjotës në fushën e Sferizimit, si fort të dobishëm për studimet matematikore e hapësinore dhe punën e tij, që kontribuoi në shkencën mbi fushën elektromagnetike.

Ai ka kujtuar se çdo takim që e kishte me të, ka qenë mbresëlënës, për nga thellimi në mendim dhe gjerësia imagjinative e Prof. Rifatit.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për arsimin e shkencën”, ka shkruar Kurti në telegramin  e ngushëllimit.

Të ngjashme