Kurti: Ismail Qemali, figurë me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 11:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemalit, në Prishtinë me rastin e 100-vjetorit të vdekjes, raporton Ekonomia Online.

Aty kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Ismail Qemali ishte figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë.

Sipas tij, Ismail Qemal Vlora është guri i themelit i cili e plotëson dhe e përmbush mozaikun e idealeve të Rilindjes Kombëtare.

“Dje është shënuar 120 vjetori i Besëlidhjes Shqiptare, i Lidhjes së Pejës, i Haxhi Zekës, si dhe përvjetori i vrasjes së tribunit dhe heroit tjetër kombëtar, Isa Boletini. Ndërsa sot, këtu para shtatores së Ismail Qemal Vlorës, erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftra të përgjakshme, shumë vuajtje dhe humbje, gjithandje vilajeteve shqiptare të asaj kohe, të cilat synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale”, tha Kurti pas homazheve.

Aty u tha se Shqipëria akoma nuk ia ka dalë të bëhet si Shqipëria e shpallur e pavarur nga Ismail Qemali. .

Të ngjashme