Kurti kërkon nga qytetarët ndihmë për parandalimin e Coronavirusit: Rrini në shtëpi

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për medie ka thënë se Coronavirusi  përhapjen më të madhe do ta ketë në dy javët e ardhshme. Andaj që ta parandalojmë përhapjen tij duhet të kujdesemi secili. Ai ka porositur që të mbahet distancë dhe pastërti, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë vendimet e qeverisë në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit.  

Në një konfernecë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ai ka porositur që të mbrohen sidomos më të moshuarit.

“Duhet t’i mbrojmë. Duke ruajtur veten do t’i mbrojmë edhe ata. Le të flasim me miqtë përmes telefonit dhe internetit dhe në këtë mënyrë ta kalojmë bashkarisht duke qëndruyar vetëm. jemi bashkë në të njëjtën situatë . Shpresojmë që gjendja të mos ta paraqitet e rëndë në ditët dhe javët në vijim por sic kemi parë lakorja e virusit po zgjerohet dhe duhet ta frenojmë sa më shumë.  Jemi para shifrave të mëdha të koronavirusit në  Evropë dhe nuk duhet të ndjehmi të vetëkënaqur meqë jemi në fazën e parë duet të vetëdijesohemi të gjithë se kujdesi si takon vetëm punonjësve të shëndetit publik, por secili duhet të kujdeset për veten dhe të tjerët”, tha ai.

Ai ka folur edhe për vendimin për të mbyllur parqet.

“Nga ora 8 deri në 20 të darkës të jenë të ndaluar për lëvizje. Kemi ndaluar edhe mundësinë e marrjes me evti të pijes së ngrohta. Duhet  disiplinë indivuidalë, higjenë perosnale. Pastrim, distancë në shtëpi. Rri i pastër, rri në distancë,rri në shtëpi”, ka bërë thirrje ai.

Kryeministri ka thënë se tani edhe konfencat më nuk do të mbahen.

“Konferencave në ambient të mbyllur u erdhi fundi. Por së shpejti do të komunikojmë vetëm përmes internetit, përmes telefonit, sepse cfarëdo gurmbullimi paraqet rrezik të madh. Ne kemi kaluar shumë kriza por një krizë si kjo nuk jemi përballur asnjëherë, duhet ta frenojmë përkapjen e virusit dhe ta mbajmë në kontrollë”, tha ai

Kurti ka folur edhe për situatën e tensionuar politike që ka përfshirë vendin.

Ai theksuar se krizës epidemike që ka përfshirë botën por edhe që është shfaqur në Kosovë nuk duhet ti shtojmë krizën politike.

“Unë jam kryeministër me vullnet, program dhe përvojë të gjatë politike. Unë jam këtu që të punoj , parashikimet i bëjnë analistët. Nuk duhet që kësaj krize t’ja shtojmë edhe krizën politike . Do të thërras të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës për të folur me ta rreth kësaj situata se cilat janë kërkesat e tyre dhe si mund t’i ndihmojnë gjatë kësaj situate.” ka thënë Kurti 

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë me dije se janë porositur edhe 50 respiratorë të tjerë për tu përballur me epideminë e Coronavirusit. A ka thënë se Kosova tani i ka 122 respiratorë, raporton Ekonomia Online.

Vitia, ka thënë se brenda pak ditësh do të sjellin edhe në Kosovë një bari që po ka efekt në shërimin e sëmundjes.

Ai ka kërkuar të zbatohen të gjitha masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“ Përtej masave që kemi ndërmarrë në Kosovë kemi 122 respiratorë, kemi porositur edhe  50 respiratorë të tjerë. Në kontingjent do të vije në prill dhe një maj. Sot jemi këtu për të bërë të qartë se do të jetë e kotë nëse qytetarët nuk i zbatojnë vendimet që ka marr qeveria dhe rekomandimet e IKSHP-së.  Situata është serioze  dy- tri javët e ardhshme janë vendimtare Brenda pak ditësh do t’i kemi dozat e para të clor hitin por kujtojmë që  akoma nuk një bari që është treguar i suksesshëm në mënyrë të përgjegjshëm.  Rrini në shtëpi  mbani higjienën personale, ju bëjë thirrje komunave që të bëjnë dezinfektimin e objekteve e gjërave”, tha ministri Vitia në konferencë për media.

Vitia ka thënë se  dhe qytetarët që kanë neglizhuar këtë situatë dhe se arma e vetme në këtë betejë është kujdesi,  solidaritet e disiplina.

Vitia u tha edhe personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë duke u përpjekur që të krijojnë kushte.

“Po ashtu ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të rrinë në shtetet ku janë dhe vetëm nëse ka urgjenca të kthehen në Kosovë. Për shkak të kapaciteteve të karantimit ju bëjmë thirrje bashkatdhetarë që vetëm rastet që kanë urgjenca të paraqiten në lista të kthimit. Rrini nëpër shtëpia”, porositi ai.

Të ngjashme