Kurti-Maliqi: Masat e reja të qeverisë të mira në aspektin shëndetësor, por jo edhe ekonomik

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Drejtorja e shëndetësisë në komunën e Ferizajt, Abetare Kurti-Maliqi, ka thënë që masat e reja kundër COVID-19 do janë të mirëseardhura në aspektin shëndetësor, mirëpo pohoi se do ta prekin qytetin në aspektin ekonomik.

“Normalisht që në qytetin e Ferizajt do ta prekë goxha shumë kjo mbyllje, se ne edhe ashtu jemi qyteti i dytë që derdh para në arkën e shtetit dhe mbahemi nga bizneset”, ka thënë Kurti-Maliqi.

“Do t’i prekë edhe bizneset dhe do t’i prekë drejt për së drejti qytetarët e Ferizajt”.

Kurti-Maliqi njoftoi se janë diku rreth 800 raste aktive me COVID-19 në këtë qytet.

“Ne kemi diku rreth 800 raste aktive me COVID-19. Si komunë kemi ofru shërbim edhe të mjekëve të cilët shkojnë në emergjencë dhe i vizitojnë qytetarët edhe në shtëpi. Gjithashtu e kemi spitalin, kemi liru hapësirat e QKMKF për të hospitalizuari dhe jemi n shërbim të qytetarëve 24 orë, shtatë ditë të javës”.

Të ngjashme