Kurti: Masakra e Reçakut vendimtare për bombardimet e NATO-s

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 15:51 | Nga

Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Reçakun, për të përkujtuar masakrën që ndodhi pikërisht me 15 janar, të vitit 1999.

Ai ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë vendimtare për bombardimet e NATO-së.

“Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve nuk humbet kurse emri i tyre nuk harrohet kurrë. Ende i kemi të freskëta kujtimet nga janari i ftohtë i vitit 1999. U vranë 45 civilë shqiptarë por edhe 11 ushtarë të UÇK-së të cilët po i mbronin kufomat që të mos rrëmbeheshin nga forcat serbe”.

“E gjithë Kosova ishte tronditur kurse bota demokratike u pat alarmuar. Këtë herë NATO-ja duhej të ndërhynte për të parandaluar Srebrenicën e radhës e jo për të ndëshkuar pasi ajo të ketë ndodhur”, ka thënë Kurti.

“Masakra e Reçakut ishte vendimtare për bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Sot, të gjithë ndajmë dhembjen e pikëllimin me familjarët të cilët humbën më të dashurit e tyre që populli të fitojë lirinë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme