Kurti me bashkëpartiak nderojnë heronjtë Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 10:33 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i VV-së, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëpartiak dhe prindërit e Astrit Deahrit kanë bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti është nënshkruara në librin e përkujtimeve. Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë deri në orën 11:30.

Homazhe kanë bërë numër i madh i qytetarëve, por edhe krerë institucionesh.

Katër heronjtë e Llapit i ka nderuar edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe pjesëtarë të tjerë të FSK-së.

Kurse prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

Ata do të rivarrosen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani në Prishtinë.

Të ngjashme