Kurti me bashkëpartiakë nderon Zahir Pajazitin

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 11:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiakë ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajziti në Prishtinë.

Kurti me këtë rast tha se respekti për dëshmoret, heronjtë e martirët e kombit është respekt për veten si qytetarë të Republikës si aktivist politik e si politikan përfaqësues.

Prandja sipas tij, Zahiri ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe ai i dha një hov të madh UÇK, raporton Ekonomia Online.

“Sot me rastin e 21 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Zahir Pajazitit, Halif Zejnullahit e Edmond Hoxhës bëjmë nderime para shtatorja së Zahirit këtu në kryeqytet”.

“Respekti për dëshmoret, heronjtë e martirët e kombit tonë është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës si aktivist politik e si politikan përfaqësues. Zahiri ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe ai i dha një hov të madh UÇK”.

Të ngjashme