Kryeministri Kurti merr vaksinën anti-Covid të AstraZeneca (Live)

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 16:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka marrë vaksinën anti-Covid, pas arritjes së kontingjentit të parë të dozave nga AstraZeneca, raporton Ekonomia Online.

Vaksinimi i Kurtit  në sallën “1 Tetori”, ka ndodhur një ditë para fillimit të vaksinimit të personelit shëndetësor dhe personave të moshës mbi 80 vjeç.

Përveç Kurtit është vaksinuar edhe zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli dhe infektologu, Sali Ahmeti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se të martën do nisë vaksinimi i personelit shëndetësorë në Klinikën Infektive, ndërsa të enjten dhe të premten edhe në komuna.

Kontingjenti i parë i dozave të vaksinës anti-covid prej 24 mijë doza ka arritur të dielën në mbrëmje në Kosovë.

Të ngjashme