Kurti në Prekaz: Para se të ndodhte “Epopeja e UÇK-së”, ka pasur luftë në këtë kullë, ruajta e saj është obligim i yni

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 09:21 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Kurti tha se në 24-vjetorin e sulmit të dytë, shkuan që të bëjnë homazhe tek varret e tyre, por në të njëjtën kohë i pari i Qeverisë tha se do të shohin edhe ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve.

Shefi i Qeverisë, tha se është obligim institucional e kombëtar kullën e familjes Jashari. Ai ka thënë se para se të ndodhte “Epopeja e UÇK-së”, ka pasur sulme në këtë kullë, ku sulmi i parë ka ndodhur qysh në vitin 1991 para më shume se 30 vitesh.

“Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt në 22 janarin e 1998 erdhëm që të bëjmë homazhe tek varret e tyre dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve, si janë duke u bërë ato shtrëngimet fillestare në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet. Sot janë bërë 24 vjet prej kur forcat e shumta policore e ushtarake të Serbisë ia mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të parë kullës së Jasharajve. Para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së ka pasur sulme mbi këtë Kull madje sulmi i parë është qysh në vitin 1991 para se më shumë se 30 vjetëve dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror që këtë objekt të historisë s ë veçantë të Kosovës e kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht edhe të dhimbshme”, ka thënë Kurti.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme