Kurti nga Kosharja: 9 prilli është dëshmi e historisë së Kosovës

Koshare | 09 Pri 2021 | 12:24 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 22-vjetorin e Betejës së Kosharës, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se 9 prilli i Koshares është dëshmi për historinë e Kosovës. Tutje ai ka thënë se ata që kanë nevojë për dëshmorët jemi ne, duke shtuar se përmes tyre bëhen politika të mira qeveritare dhe institucionale.

“Sot vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe në 22-vjetorin e betejës së Koshares, të kësaj beteje të lavdishme e cila e theu kufirin e vjetër 86 vjet qe i ndante dhunshëm dhe padrejtësisht shqiptarët”.

“Në këtë betejë UÇK krijoi kushtet për një luftë më të suksesshme dhe për çlirimin tonë. Kjo betejë duhet ti kthehen nxënësit e studentët për ta studiuar e mësuar historinë e saj, por edhe i gjithë populli jonë e në veçanti institucionet dhe mos ta harrojmë se nga vinë dhe të dimë ku duam të shkojmë”.

“Sot është edhe 9 prilli i Kushtetutës, por para saj kemi 9 prillin e dëshmorëve dhe plot gjak të derdhur nga dëshmoret dhe çmimin e shtrenjtë që kemi paguar për këtë liri. Dëshmorët nuk kanë nevojë për ne por ne kemi nevojë për ta, dhe nëpërmjet tyre ne bëjmë punë të mirë institucionale”.

Të ngjashme