Kurti ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Bullgari: Kosova e gatshme të ndihmojë

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, shumica prej të cilëve raportohet të jenë shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut.

Tutje Kurti theksoi se Kosova është e gatshme për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme