Kurti pas takimit me Bordin e Përkohshëm: Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryesuesin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës Sylejman Hyseni, me të cilin diskutuan mbi potencialin e Trepçës dhe planet për maksimizimin e këtij potenciali.

Kurti tha se kapacitetet e saj janë shtetndërtuese, por se për realizimin e tyre duhet të hartohen plane dhe të ketë planifikim, njofton Klan Kosova.

“Trepça ka vëmendjen e plotë të Qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë. Derisa po ballafaqohemi me pandeminë e cila përpos shëndetit publik po na e cenon edhe shëndetin ekonomik, për Trepçën jemi duke u kujdesur përmes masës së katërt të Pakos Fiskale Emergjente kurse ajo do të ketë vëmendje edhe më të shtuar në pakon e dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike”, tha Kurti,

Në këtë takim ishte ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, u.d. kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Hysen Vrajolli dhe ish-drejtori i Trepcës, Nazmi Mikullovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme