Kurti për 11 shtatorin: Ngjarja që tronditi gjithë njerëzimin

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 16:38 | Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 17 vjetorin e sulmeve terroriste që ndodhën më 11 shtator të vitit 2001, njofton Klan Kosova.

“Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati historik i Kosovës dhe i shqiptarëve, përkujtojnë 17 vjetorin e sulmeve terroriste që ndodhën në 11 shtator të vitit 2001. Në ato sulme vdiqën 2996 viktima e u plagosën e dëmtuan mijëra të tjerë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

“Ajo ngjarje tronditi gjithë njerëzimin, dhe prej atëherë një pjesë e vendeve të botës, ku ndër to edhe Kosova e jep kontributin e vet, janë angazhuar në luftë kundër terrorizmit. Sulmi mbi popullatat civile, marrja e jetëve të të pafajshmëve, janë të papranueshme dhe duhen luftuar prej të gjithëve”.

“Sot, si edhe në vitet e shkuara, populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan dhe sidomos me familjet e viktimave”.

Të ngjashme