Kurti për aksidentin që shkaktoi Hajdari: I besoj ministres, nuk ka pasur shpejtësi më shumë se që duhet

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 09:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës së sotme ka folur edhe për rastin edhe aksidentit të ministres së MTI-së Rozeta Hajdari, e cila ditë më parë shkaktoi një aksident ku përplasi me veturën e saj një fëmijë, raporton Ekonomia Online.

Kurti u shpreh se nuk ka më shumë informacione sesa ato që ka thënë ministrja Hajdari dhe se i beson plotësisht deklaratës së saj.

“Nuk kam të tjera informacione përveç asaj qa ka thënë ajo dhe më duhet të them se i besoj, nuk ka shenja në asfalt të frenimit, nuk ka pasur shpejtësi më shumë se ç’duhet. Policia e ka rastin”, tha Kurti.

Të ngjashme