Kurti për vdekjen e Pagarushës: Bilbili na la, të gjithë i kemi sytë e njomë

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së këngëtares së madhe, Nexhmije Pagarusha.

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!”, është shprehur Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten duke menduar rreth këtyre këngëve”.

“Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86 vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra”.

Të ngjashme