Kurti përkujton Luan Haradinajn: Vështirë të ketë pasur dikund ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar Luan Haradinajn në 24 vjetorin e rënies.

Kurti përmës një postimi në rrjetin social Facebook tha se vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si UÇK-ja që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

Postimi i plotë:

Në 24 vjetorin e Luanit

Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë. Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.

Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.

May be an image of 1 person and standing

Të ngjashme