Kurti: Posta e Kosovës në maj pati të hyra më të larta sesa shpenzime

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 17:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar Postën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai, në një konferencë për media, i ka falënderuar të gjithë për mirëpritjen që ua kanë bërë sot.

Mes tjerash, Kurti përmendi faktin se në muajin maj, Posta ka arritur të ketë bilanc pozitiv, pra të hyrat kanë qenë më të larta se shpenzimet.

“Diskutuam për shumë çështje rreth Postës së Kosovës, për sfidat dhe vështirësitë e këtij institucioni. Në muajin maj, që e lamë pas kemi pasur bilanc pozitiv, në postë të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Kjo vjen si rezultat iu punës së përbashkët i këtij kolektivi që i ofron shërbime universale shtetit të Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se posta ndihmon shumë asistencën sociale të Kosovës.

“Ne zotohemi se do të bashkëpunojmë me postën dhe do t’i mbështesim në mënyrë që shërbimet e tyre të jenë edhe më të shpejta edhe më cilësore. Me këtë rast natyrisht do ta kisha theksuar faktin se Posta e Kosovës ndihmon në veçanti për asistencën sociale qytetarët aq më shumë kur dihet se vitin 2022 e kemi shpallur si vit të personave me aftësi të kufizuara”, tha Kurti, raporton EO.

Më tutje, Kurti foli për procesin e digjitalizimit dhe triumfin e dy pullave postare të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Jemi në një fazë të digjitalizimit gjithandej, administratës publike, pastaj arsimit, shëndetësisë industrisë dhe duhet të kujdesemi që nga ky digjitalizim të mos dëmtohet Posta e Kosovës por të përfitojë. Qeveria e kKsovës e mori një kërkesë nga zonja Kadiu dhe kryesuesi i bordit Bejta që t’i ndihmojmë për lidhje me postat e tjera në vendet e BE-së dhe jo vetëm.”

“U gëzova që morra vesh që janë dy pulla postare që kanë fituar shpërblime në arenën ndërkombëtare. Njëra e cila e ka fituar vendin e katërt për bukuri dhe vendin e parë për aspektin përmbajtësor – pulla e cila reflekton shenjëtrimin e Nënë Terëzës”, u shpreh ai.

No description available.
No description available.

Të ngjashme